22 janar 2011

Vucinic - Iakinta, ide për një shkëmbim të mundshëm

Milano - Shkëmbim huazimesh ndërmjet Vuçinic dhe Iakinta: Roma dhe Juventusi janë duke folur për një mundësi të tillë. Klaudio Ranieri e njeh shumë mirë dhe e vlerëson sulmuesin bardhezi, ndërkohë që Vuçiniç ka mundësinë për të shkuar në një skuadër të madhe dhe kështu do të largohej njëherë e mirë nga hija e Françesko Totit. Është një zë që qarkullon në kryeqytetin italian dhe që në këtë moment ka gjetur Juventusin disi të ftohur: menaxheri i Vincenzo Iakintës, Andrea D'Amiko ka marrë nga shoqëria një vullnet për të mbajtur sulmuesin bardhezi në Torino. Por, Marrota ka gati një tjetër mision në kryeqytet. Nëse do të dështonte shkëmbimi Vuçiniç-Iakinta, drejtori i përgjithshëm bardhezi do të hidhej në sulm për Mauro Zarate. Argjentinasi është i pakënaqur dhe-pavarësisht fjalëve të Edi Rejas, që është i sigurtë për qëndrimin e tij tek Lacio, i pëlqen shumë drejtuesve bardhezi, që janë duke menduar në këtë rast për një shkëmbim përfundimtar me Amauri: hipotezë pak e mundshme, duke parë rrogën e lartë që përfiton braziliani, plot 4 milionë euro në sezon, një rrogë totalisht e papërballueshme nga skuadra romane e Klaudio Lolitos. Për këtë arsye mendohet se, Juventusi do të kërkojë një zgjidhje, pak të pëlqyer nga Lolito, për të kërkuar në huazim Zaraten deri në përfundim të sezonit, ku mund të diskutohet edhe një blerje përfundimtare nga ana e Juventusit. Të hënën do të jetë edhe dita e madhe për Barzaljin. Menaxheri i tij gjendet në Gjermani dhe është duke negociuar lamtumirën e tij nga Volsburgu. Storari, ndërkohë do të qëndrojë tek Juventusi, duke parë që Celino ka zyrtarizuar kalimin e Marketit tek Xhenova: një operacion që i ka dhënë mundësi Kaljarit të marrë përfundimisht edhe gjysmën e kartonit të Robert Akuafreskës.