22 janar 2011

Do t’a refuzoja Barçën, Realin ose Chelsean për Juven

Mesfushori i Juventusit Claudio Marchisio ka bërë të qartë se ai do t’i refuzonte ofertat nga top-klubet Evropiane vetëm e vetëm që të qëndroj në Torino.

I pyetur nga fansat mes Tuttosportit se a do t’i bashkohej Chelseas, Real Madridit apo Barcelonës ai tha: “Do t’i përgjigjesha thirrjes, por pa dyshim përgjigjja do të ishte ‘jo faleminderit’.”

Thuhet se performanca e lartë e Aquilanit mund t’a largoj Marchision nga lideri në mesfushë, por ai i refuzon këto zëra.

“Alberto nuk ka marrë asgjë nga unë. Në fakt unë besoj se ai ka shtuar shumë kualitet në këtë ekipë. Ka patur paraqitje konstante.’