12 janar 2011

Viola nuk do t’ia shesë Gilardinon Juves

Agjenti i Alberto Gilardinos, sulmuesit të Fiorentinës ka deklaruar se menaxhmenti i Violas nuk është e interesuar t’ia shesë sulmuesin e sajë një rivali siç është Juve.

Beppe Bozzi thotë se familja Della Valle nuk do të pranoj asnjë ofertë për sulmuesin e saj, i cili është një sulmues shumë profitabil.

“Ishte një interesim i Juventusit rreth Gilardinos, por familja Della Valle me vendosshmëri e refuzoi një transferim të këtillë,” tha agjenti për SKY.

“Unë nuk e kundërshtoj një gjë të tillë, dhe nëse një ditë Alberto largohet nga Fiorentina kjo do të ndodhë vetëm nëse Viola pranon.”
Gilardino u transferua në Viola në vitin 2008 duke bërë 39 gola në 85 paraqitje.