12 janar 2011

Juventus: Barzagli & Forlan në Juve

Juventus është në rrugë të mirë për t’i siguruar shërbimet e Andrea Barzaglit që momentalisht luan me klubin Gjerman, Wolfsburg.

‘Il Corriere dello Sport’ raporton se 29 vjeçari është jashtë kontratës me Gjermanët, do të nënshkruaj me Juven deri në vitin 2013 dhe zyrtarizimi do të bëhet ditët në vazhdim.

Juve nuk do të paguaj asgjë pë Barzagli, por thuhet se Gjermanëve do t’i hiqet një pjesë e vogël nga borxhi që i kan Juves prej 10 milion Eurosh pas transferimit të Diegos verën e kaluar.

Në anën tjetër ‘Tuttosport’ thotë se Zonja e Vjetër ende është në kërkim të një zëvendësuesi për Quagliarellan që është jashtë sezonit si pasoj e një lëndimi.

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan është një nga emrat më të nxehtë, por blerja e tijë do të jetë një godtije ekonomike për Juven.

Spanjollët e vlersojnë sulmuesin e tyre rreth 10 milion Euro, ndërsa ai paguhet rreth 4.5 milion Euro për sezon – një pagë e papërballueshme për Juven.
Një huazim preferohet nga Juve, por Atletico do t’i rezistoj kësaj oferte.