12 janar 2011

Juve në emergjencë, Del Piero sulmuesi i vetëm

Gjithçka po shkon keq në këtë fillim-vit për Juventusin, më herët ishte konfirmuar se Iaquinta do të mungoj të paktën për një muaj, pastaj Quagliarella u lëndua kundër Parmas lëndim ky që e mbanë jashtë sezonit, tani edhe Amauri është lënduar.

Del Neri gjendet në vështirësi pasi që edhe Pepe dhe Toni kanë dhimbje. Por Juve është e vendosur që t’a kaloj sfidën e quajtur Catania, sepse Kupa e Italisë është trofeu i vetëm që kan gjasa reale për t’a fituar këtë sezonë.

Gjithçka bie mbi supet e Del Pieros i cili nesër mbrëma do të startoj me Gianettin vetëm 19 vjeçarë, por ka dëshmuar se qëndron mirë me golin pasi ka shënuar në Europa League kundër Manchester Cityt dhe pikërisht atë ndeshje dyshja sulmuese ishte Del Piero – Giannetti.