18 janar 2011

Udineze: Floro Flores mes Juves e Xhenoas

Xhiampaolo Poco ndërlikon kalimin e Antonio Floro Floresit te Juventusi, zyrtarizimi i të cilit pritej të bëhej dje: “Përpiqet, kërkon të luajë, - tha Poco për sulmuesin. - Janë Juventusi dhe Xhenoa në garë për të, por do të zgjedhë ai.

Më vjen keq që kërkon të largohet, kërkon të luajë”. Për momentin, sipas burimeve bisedimet me Juventusin, që dukej në epërsi të dukshme, qenkan në vendnumëro, duke parë që tifozët bardhezinj kanë nisur të reagojnë, duke dhënë mendimin kundër blerjes së sulmuesit me frazën, “nuk është për Juventusin”.

Në rrjetin social “Facebook”, tifozët juventinë kanë shënjestruar Floro Floresin, duke e ftuar të qëndrojë aty ku është. Nëse ai vjen te Juvja, kalimi është në formën e huasë.