18 janar 2011

Totti e Del Piero, në SHBA

Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Savicevic, mendon se Alessandro del Piero dhe Francesco Totti mund ta përfundojnë karrierën e tyre në Shtetet e bashkuara të Amerikës.

“Totti e Del Piero e kanë arritur moshën, kështu që ata duhet ta marrin në konsideratë që të luajnë në kampionate më të lehta, si në SHBA ose në Lindjen e Mesme, për ta shfaqur në fushë fantazinë e tyre, e cila i bën të jenë kampionë”, tha ish ylli i Milanit për radion Radio IES 99.8..