18 janar 2011

Floro Flores huazohet në Genoa

Udinese e ka huazuar sulmuesin Antonio Floro Flores në Genoa. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Udine përmes ueb faqes së vet zyrtare.

“Udinese komunikon se e ka huazuar sulmuesin Antonio Floro Flores në Genoa deri më 30 qershor 2011, me mundësi shitjeje definitive të kartonin të futbollistit”, shkruan në ueb faqen e klubit Friulano. .

Ditë më parë, mediet italiane shkruanin se Flores veç i ishte bashkuar Juventusit, por duket se insistimi i tifozëve për të mos e transferuar këtë futbollist ndikoi që klubi Bianconer të heqë dorë nga ai...