08 janar 2011

Toni-Juve afër zyrtarizimit

Luca Toni është një lotjar i Juves, pas mesdites do të jetë për kontrollet mjekësore. Dje Juve mori një goditje kur Felipe Melo ‘eksplodoi’ dhe u dënua me tri ndeshje moslojë, Quagliarella e përfundon sezonin pasi ka marrë një lëndim që do ta mbajë atë larg fushave për afër 6 muaj, për më tepër mori një dygolësh nga Sebastian Giovinco dhe një nga Rafaelle Palladino.
Sot krerët e Juves kan arritur marrëveshje për blerjen e kartonit të Luca Tonit i cili do të nënshkruaj me Juven deri në 2012 dhe ka karakteristika të njëjta me Amaurin, tani sipas analizës së merkatos Paloschi në Genoa shkon si zëvendësim i Tonit, Toni në Torino zëvendësues i Amaurit, por se ku do të shkoj Amauri (gjasat maksimale janë për në kalim në Liverpool) mbetet të shihet.
Orët në vazhdim stafi i LajmeFutboll do t’ju njoftoj për një zyrtarizim të kësaj marrëveshje.