Gianluigi Buffon beson se lojtari i ri i Juves, Luca Toni do të jap kontributë pas arritjes së tijë nga Genoa. Sot Juve zyrtarisht ka konfirmuar arritjen e sulmuesit të ri në skuadër, ndërsa Buffon mendon se sulmuesi në fjalë do të ketë sukses tek Juve.
“Mendoj se karriera e tijë ka folur dhe do të vazhdoj të flas për kualitetet e këtijë lotjari.” Buffon tha për Tuttosport.
“Nëse ai erdhi kjo do të thotë se dëshiron të luaj dhe do të na jap një ndihmesë të madhe. Do të jetë kontributë-dhënës i madh sidmos pas këtyre lëndimeve.”
Buffon foli edhe për humbjen e Parmas të Ejten, ku edhe Fabio Quagliarella e mbylli sezonin pas një lëndimi të rëndë.
“Këto gjëra mund të ndodhin. Humbja ndaj Parmas është një rrëshqitje e madhe, por sezoni ka qenë pozitiv në përgjithsi.” përfundoi portjeri i cili synin rikthimin të Mërkurën kur Juve do t’a zhvillojë ndeshjen kundër Catanias në kuadër të Kupës së Italisë.