08 janar 2011

Moggi: Humbja 4:1, turp për Juven

Luciano Moggi përshkroi performancën e lojtarëve të Juves kundër Parmas si një nga më të dobëtat, pasi Juve nuk duhet të humb nga këto ekipe të mesit të tabelës me rezultat kaq të thellë e sidomos brenda në shtëpi.
Për t’a bërë edhe më të dhimbshme këtë humbje është fakti se Antonio Mirante ishte në portën e kundërshtarit, Sebastian Giovinco shënoi dy herë dhe një e shënoi Rafaelle Palladio, të gjithë këta lojtarë që Moggi i shihte si e ardhmja e Juves.
“Së pari në qfardo kushte të jetë ndeshja, Juve nuk guxon të pranoj 4 gola në shtëpi nga në ekipë inferiore.” shkroi Moggi për Tuttosport
“Humbja në futboll ndodhë, ama problemi kyq është se vitet e fundit po merren disa vendime për huazimin e talentëve të klubit dhe blerjen e disa të rinjëve që prap po huazohen, kjo strategji nuk më pëlqen aspak.”
“Jam shumë i pakënaqur që puna e bërë me vite të tëra përfundoi me largimin e Mirantes, Giovincos dhe Palladinos nga klubi i tyre i zemrës që mund të ishin e ardhmja e Juves.”