08 janar 2011

Toni i lumtur me kalimin e tijë në Juve

Juventus nënshkroi me Luca Tonin sotë (e Premte) dhe sulmuesi i ri i Juves deklaroi se është tejet i lumtur që veshi fanelën Juventine gjatë prezentimit të tijë zyrtarë.
“Jam vërtetë i lumtur. Ishte një ëndërr që u bë realitet. Jam i gatshëm për trajnerin dhe dëshiroj t’i ndihmoj. Vërtetë e dëshiroja këtë ekipë.”
“Dëshiroj t’i tregoj kualitetet e mija duke shënuar gola, gjithmonë shënoj andaj shpresoj ta bëjë të njëjtën gjë edhe këtu. Isha i mahnitur kur më propozuan një kalim tek Juve.”
“Jam i gatshë për Napolin, por trajneri do të vendos. Do të ishte mrekulli të luaja përkrah Del Pieros që është një kampion i vërtetë.”
“Juves nuk mund t’i thuash jo. Kam zgjedhur numrin 20 për fanelën time të re.” përfundoi Toni i cili u prezantua nga ora 17:00 në qendrën për media të Juventusit.