08 janar 2011

Luca Toni në Juventus

Siç kishim paralajmëruar edhe më herët tani është zyrtare Luca Toni është lojtar i ri i Juves.
Juventus, në një deklaratë të postuar në faqen e saj zyrtare, njofton blerjen e Luca Toni nga Genoa: “Juventus Football Club njofton se ka arritur një marrëveshje me Genoa CFC për blerjen e plotë të lojtarit Luca Toni. Lojtari ka nënshkruar një marrëveshje që e lidh atë me Bianconerët deri më 30 qershor 2012. “Siç është raportuar nga Sky Sport, sulmuesi i ri i Juventusit do të prezantohet në orën 17:00 në Qendrën për Media në Vinovo.