08 janar 2011

Juve dëshiron huazimin e Mutu

Situata jo e mirë e Adrian Mutu në Fiorentina nuk kalon pa u vërejtur nga ekipet të cilat kan nevojë në fazë ofensive.
Që dje pati një bisedë në mes Juves dhe Violas, pas lëndimit të Quaglairellas Juve patjetër dueht të hulumtoj në merkato.
Sipas raporteve të hulumtuara nga ‘Frenzeviola.it’ Juventus tani më ka kërkuar shërbimet e ish sulmuesit të saj, Rumunit Adrian Mutu.
Në vitin 2005 Juve e mori Mutu nga Chelsea pas problemeve të tijë me dorgën dhe më pastaj e transferoi atë në Fiorentina ku pati disa sezone fantastike, pastaj kishte edhe një suspendim të gjatë për të njëjtën arsye dhe tani kur u rikthye ka probleme të mëdha me klubin dhe trajnerin pasi që klubi ka refuzuar t’ia paguaj pagën për Mutun rreh 3 milion Euro.
Agjenti i tijë e quajti Fiorentinen si ‘Partizani i Beogradit Fiorentina’ në tendencë për t’ia tërhequr vërejtjen se klubi i Firencës është i mbushur me lojtarë Serb.