16 janar 2011

Të Hënën dita zyrtare e Floro Flores

E Hëna mund të jetë dita e Antonio Floro Flores, përkatësisht transferimi i tijë në Juventus.

Floro Flores, 27 vjeçarë është shumë pranë kalimit në fanelën Juventine, pasi siç e dijmë të gjithë Quagliarella është jashtë këtijë sezoni.

Sipas zërave të fundit Juve do t’i paguaj Udineses 1.5 milion euro për këtë huazim, ndërsa me opsion blerje rreth 10 milion Euro në fund të sezonit.

Marrëveshja duhet të mbyllet që në fillim të javës së ardhshme, që Floro Flores të ketë kohë të përshtatet në ambientin Torinez dhe ndoshta debutimi i tijë në fanelën Biankonere do të vijë kundër Sampdorias.

Por, nëse vonohet edhe më shumë marrëveshja atëherë debutimi i këtij lojtari me talent të madh dhe teknikë të mrekullushme do të vijë pikërisht kundër Udineses.