16 janar 2011

Mendohet shkëmbimi Bonera - Motta

Bazuar në lajmet e të përditshmes Italiane, La Gazzeta dello Sport, Adriano Galliani dhe Beppe Marotta janë duke shqyrtuar mundësinë e shkëmbimit të dy futbollistëve të skuadrave të tyre. Fjala është për dy mbrojtësit, Marco Motta dhe Daniele Bonera. Që të dy nuk kan vend në formacionet e para të skuadrave të tyre. Bonera me ndeshjen e fundit me Milanin kundër Udineses tregoi se nuk është për këtë skuadër duke bërë gabime fatale, ndërsa Motta është 24 vjeçar dhe mund të përmirësohet ende.