16 janar 2011

Milan, Sissoko nëse dështon Lazzari

Sipas webfaqes së njohur Angleze për transferet e merkatos ‘Football-news.org.uk’ e ardhmja e Mohamed Sissokos është larg Juventusit.

Maliani gjithashtu ka qartësuar situatën duke thënë se do të rikthehet të stërvitet me skuadrën, gjersa deri atëherë qëllimi i tijë ishte të transferohej në Premier League.

Në fakt tani që është rikthyer në kampin Bardh e Zi ai mund të transferohet në ndonjë skuadër Italiane, dhe nuk mund të gjejë më mirë se Milan e cila po kërkon një mesfushor energjik në mesfushë.

Milan është e interesuar t’a marrë Sissokon që në Janar, por Marotta vështirë e lejon këtë pasi që Melo është suspenduar për tri ndeshje dhe Juve nuk mund të përballoj edhe dy të tjera pa mesfushorë shkatërrues.

Gjithsesi se Galliani do t’a transferonte Sissokon vetëm në rast dështimi të transferit të Lazzarit nga Cagliari.