Me rikthimin e Gianluigi Buffon në portën e Juventusit, e ardhmja e ish-portjerit të Milanit i cili po kalon një sezonë të shkëlqyer duket e pasigurtë pasi që vetëm njëri mund të startoj për mbrojtjen e portës Juventine, e këtu dilema nuk ka se kush është ai përveç numrit një në botë Gigi Buffon.
‘La Gazzetta dello Sport’ thotë se lëndimi i gjatë i Buffonit i dha rastin Storrarit, por me rikthimin e tijë po e vë në pikëpyetje të ardhmen e portjerit që po kalon sezonin më të mirë në karrierë.
Storrari ishte i pazëvendësueshëm që nga ardhja e tijë në verë, por edhe një herë po e cekim që rikthimi i Buffonit ka ndërruar krejtësisht situatën.
Gjithashtu Juventus do t’a rishikojnë kontratën me Buffonin, i cili merr jo më pak se 6 milion Euro në sezon dhe normalisht drejtuesit Juventin do t’ia ulin duke i marrë parasyshë rrogat tjera të lojtarëve që nuk e arrijnë as gjysmën e rrogës aktuale të Buffonit.