17 janar 2011

Storari në shënjestër të Genoas

Skuadra e Genoas mund të tentojë transferimin e portierit të Juventusit, Marco Storari- pohojnë mediat italiane.

Pas rikthimit të Gianluigi Buffon nga lëndimi, Storari ka humbur vendin e parë në portën bianconere, ashtu që Sky Sport Italia dhe Tuttomercatoweb.com raportojnë se Genoa ka shfaqur interesim për të.

Thuhet se ‘Grifoni’ kanë filluar bisedimet me Juven për një transferim të mundshëm, por duan të jenë të sigurt nëse mund ta transferojnë portierin para mbylljes së afatit kalimtar.