17 janar 2011

‘Rimbushet’ Del Piero


Ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka deklaruar se ndihet i forcuar pas fitores prej 2-1 kundër Barit, ndeshje në të cilën e realizoi golin e parë nga gjuajtja e lirë.

“Sot (e hënë) po pushojmë, nesër do të kthehemi në Vinovo që të përgatitemi për ndeshjen e radhës kundër Sampdorias, e cila nuk do të jetë aspak e lehtë”.

“Jam i gatshëm dhe i mbushur, në rregull, pas ditës së djeshme. Shënimi nga gjuajtja e lirë ishte shumë i rëndësishëm për mua, sepse gjithmonë kënaqem shumë kur e bëj atë”, ka thënë Del Piero në faqen zyrtare të tij, dhe njëherit ka falënderuar fansat që e kanë uruar në Facebook.