12 janar 2011

Sisoko: "Ata kanë mungesë respekti ndaj meje"

Gati menjëherë, siç kemi thënë, replika e Momo Sisokos: "Nuk kam treguar asnjëherë mungesë respekti ndaj asnjë njeriu, ka sqaruar ai, mbi të gjitha për tifozët që më kanë mbështetur gjithmonë dhe më kanë inkurajuar edhe kur kam qenë i dëmtuar. Përsa i përket Juventusit, drejtuesit dëshirojmë të më shesin që nga fillimi i vitit. Ndonjëherë kërkojnë të më përfshijnë në marrëveshje që mua nuk më pëlqejnë. Më kanë propozuar tek Volsburgu gjatë operacionit Dzeko. Kur konkurrenca është e madhe dhe e shëndetshme unë nuk kam probleme. Por, nuk është kjo çëshja në këtë moment. Del Neri më kushton vëmendje dhe më përshëndet vetëm kur ka nevojë për mua. Në të kundërt, unë nuk llogaritem fare. Nuk dëshiroj të bëj polemikë, por unë nuk jam një mercenary". Dhe vazhdon më tej idenë e tij Sisoko: "Nëse dikush nuk ka treguar respekt, këto janë drejtuesit e Juventusit. Jo e kundërta siç dëshirojnë të theksojnë me të madhe. Dëmtimi? E dinë që kanë kryer një gabim ndaj meje dhe tashmë përpiqen të shpifin që nuk kam luajtur në Napoli, sepse kam refuzuar ta bëj një gjë të tillë. Është plotësisht false dhe e pavërtetë. Nëse nuk kam luajtur ka ndodhur, sepse kam një infeksion në këmbë dhe nuk dëshiroja të dëmtohesha më keq. Një ditë jam i shitshëm, një ditë më pas jo. Felipe Melo pezullohet për tre ndeshje dhe unë nuk jam më në merkato. Nuk veprohet në këtë mënyrë. Ka shumë klube të interesuara për mua. Por, dëshirojnë të ma japin mua fajin dhe përgjegjësinë për këto dy humbje radhazi".