12 janar 2011

Marrota: "Të respektojë Juventusin"

Por le të ecim me rregull dhe të fillojmë nga Marrota që, në linja të përgjithshme, ka vazhduar një diskutim që ka filluar me Del Nerin menjëherë pas ndeshjes së luajtur në San Paolo të dielën. Trajneri ishte mërzitur për mungesën e Melos, që është skualifikuar dhe, në këtë pikë, të Sisokos, viktimë e dëmtimit të radhës. Drejtori i përgjithshëm bardhezi nuk ka bërë gjë tjetër, veçse është kthyer të flasë përsëri për këtë argument: "Nuk dihet se çfarë ka dhe këtë e shumë në formë polemike, ka reaguar Marrota. Duhet ta zgjidhim njëherë e mirë këtë histori dhe ai duhet të jetë më i respektueshëm ndaj shoqërisë dhe tifozëve të kësaj skuadre. Ndërkohë, duhet të sqarojmë mirë se kush janë dhimbjet që ai shprehet se e shqetësojnë. Nëse dëshiron të largohet, duhet ta dijë që do të largohet me kushtet tona dhe jo nëpërmjet të tillave strategji. Për momentin, nuk kemi marrë asnjë kërkesë për të".