13 janar 2011

City kurr nuk do ta kërkojë Buffonin

Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini kategorikisht e ka hedhur poshtë mundësinë që skuadra e tij të bëjë ofertë te Juventusi për shërbimet e Gianluigi Buffon.
” Buffon? Ende mendoj se është një ndër më të mirët në botë. Kemi Joe Hart, është i ri dhe me shumë potencial, do të besojmë tek ai për shumë kohë. Do të ju them me plotë siguri se skuadra ime kurrë nuk do të bëjë ofertë për Buffonin” deklaroi Mancini për Tuttosport.