16 janar 2011

Secco: Sissoko lojtar i madh

Ish drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco ka deklaruar për Radio Crc se transferi i bërë nga ai Momo Sissoko është një lojtar i madh.

Sissoko është nga viti 2008 në Juventus dhe është një nga të preferuarit e fansave Juventin, pasi që me paraqitjet e tija tregonte se është zotëruesi i mesfushës kur ai është në lojë.

“Momo është një lojtar i madh, kishte një lëndim në këmbë dhe tani është rikthyer plotësisht. Duke biseduar me agjentin e tijë del se ai preferon ekipet jashtë Italisë, pasi që nuk e sheh veten në ndonjë fanelë tejtër Italiane.”