16 janar 2011

Rudolf: Do të shënoj kundër Juves

Transferi i ri i Barit, Gergely Rudolf beson se ai mund të shënoj kundër Juventusit, kur ekipi i tijë do të udhëtojë në Torino për të luajtur kundër Biankonerëve të Dielën nga ora 15:00.

25 Vjeçari kompletoi transferimin e tijë nga Genoa në fillim të këtijë muaji dhe është shprehur i gatshëm të shënoj kundër Juventusit, si duket ka harruar se kush është në portën Juventine.

“Jam i gatshëm të luaj dhe të shënoj ndaj Juventusit,” tha Rudolf.

“Unë kurr nuk kam ndalur së stërvituri dhe fizikishtë jam në top-formë.”

“Bari është ekipi i duhur për mua. Më nevoitet kontuiniteti i lojërave që më mungoi në Genoa. Kam folur shumë herë me trajnerin Giampiero Ventura.”

“Më pëlqejnë idetë dhe taktikat. Ne të gjithë së bashku mund t’a shpëtojmë Barin nga Serie B.”