16 janar 2011

Forlan: Juventus? Vetëm spekulime

Sulmuesi i Atletico Madridit ka thënë se nuk e ka në plan të largohet nga kryeqyteti Spanjoll në drejtim të Torinos.

Biankonerët janë të interesuar për një lojtar i cili do t’a zëvendësojë Quagliarellan dhe Luca Tonin. Zërat thonin se Juve do t’a huazoj 30 vjeçarin me të drejtë blerje në fund të sezonit për rreth 10 milion Euro.

“E kam thënë këtë shumë herë, jam mirë këtu dhe nuk e kam problem të qëndroj,” tha Forlan për një radio stacion sipas ‘La Gazzetta dello Sport’.

“Por, jam një lojtar porfesional, nëse më vjen oferta e duhur do t’a shqyrtoj atë, dhe nëse më kënaq atëherë do t’a ndërroj klubin.”

“Deri më tani nuk kam qenë i konaktuar nga asnjë klub. Nuk mund të flas për Italinë pasi janë vetëm zëra.”