24 janar 2011

Sanchez meriton një klub të madh

Një ditë pas fitores ndaj Interit, trajneri i Udineses, Francesco Guidolin ka deklaruar se Alexis Sanchez nuk do të largohet nga Friuli gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Por, ai ka pranuar se ylli kilian meriton të jetë pjesë e një klubi më të madh. (pse mos të jetë Juventusi - Më të vërtet neve stafit GrandeJuve na pëlqen shumë ky futbollist - inshalla kryesia jonë bënë një ofert drejt Udineses sepse realizimi i këti transferimi mund të ndodhe pasi që Juventus dhe udinese kanë mardhënje të mira sa i përket shitblerjeve. Juve ka blerë Iaquinten dhe së fundi ka huazuar pikërisht nga Udine pepen dhe Moten).

“Ai e meriton një ekip më të madh por sigurisht se do të mbetet me ne deri në fund të këtij sezoni. Është përmirësuar shumë. Por, për të dëshmuar potencialin e tij të madh ai duhet të luan kështu deri në fund të kampionatit”, tha Guidolin.