24 janar 2011

Agjenti: Cisse në Juve? S’kam koment

Vala e fundit e spekulimeve ka filluar, pasi ka mbetur vetëm edhe një javë kohë për t’u kryer ndonjë transferim potencial dhe tani sipas disa gazetave Italiane Juventus ka kontaktuar me Freiburgun për sulmuesin e tyre në top formë Pierre Cisse.

Lojtari është në top formë këtë sezonë duke qenë golashënuesi më i mirë për momentin në Bundesliga, dhe kjo nuk është ndonjë rastësi sepse edhe sezonin e kaluar ishte një nga golashënuesit më të mirë në Bundesliga.

“Unë mund të them se Cisse ka një kontratë me Freiburgun deri më 2014. Interesimi i Juventusit? S’kam koment për këtë.” tha agjenti i lojtarit në fjalë.