16 janar 2011

Martinez: Do t’i dëshmoj kualitetet

Anësori i Juventusit, Jorge Martinez po shpreson se ai do të kthehet në aksion së shpejti pas rikuperimit nga këmba e thyer.

Uruguajani nuk është paraqitur për Juven që nga fitorja 2-1 kundër Milanos, në të cilën ndeshje edhe u lëndua.

“Ndjehem mirë dhe nuk kam dhimbje në këmbën time. Tani duhet të punoj shumë për t’a rifituar kondicionin,” ai tha për Juventus Channel.

“Dua t’a dëshmoj veten. Në lojën e parë të sezonit kundër Barit luajta pjesën e dytë, por e lëndova gjurin dhe për një muaj isha jashtë lojës.”

“Kundër Milanit startova nga fillimi. U ndjeva mirë, por më pastaj theva këmbën. Isha i nevrikosur pasi që nuk isha në gjendje të luaja në kontuinitet dhe t’a shfaqja vetveten time.”

“Edhe pse u mposhtëm nga Parma dhe Napolit, kam parë një ekipë shumë të mirë. Vërtetë e dua këtë Juve dhe jam i bindur se mund të arrijmë lart,” konkludoi ai.