25 janar 2011

Ravanelli: Juves do t’i duhet kohë për Skudeton

Fabrizio Ravanelli, ish-sulmuesi i Juventusit është duke pritur një rikthim të Juves, por jo tani ai e parasheh Juven në krye të Serie A pas plotë dy apo tri vitesh.

Goal.com Italia e intervistoi njeriun i cili më së miri mbahet në mend për golin në finalen e 1996-tës në Champions League kundër Ajaxit në Romë, një lojë ku më pas Juve fitoi në penalti.

“Do të marrë koh, nuk mund të ringjallesh aq shpejt. Duhet një program që do koh, dhe Juve është duke planifikuar një strategji afatgjate.” tha Ravanelli për Goal.com

“Në Itali duhet të përmirësohen gjërat, dueht t’i japim më shumë kohë trajnerëve dhe duhet t’i lejojmë të rinjtë të luajn më shumë.”

“Nuk duhet ngutur, Juventus do të kthehet. Por të paktën duhen dy apo tri vite kohë. Duhet durim dhe kohë.”

“Objektivi i Juves për këtë sezonë? Mendoj Champions League mund të arrihet, por nëse jo Europa League do të jetë e mjaftueshme.”