25 janar 2011

Amauri kërkohet nga Bursaspor

Sipas zërave të mbledhur nga Itasportpress, Bursaspor është në ndjekje të sulmuesit të Juves, Amauri.

Pala Turke mund të ofronte rreth 2 milion euro në arkat e Juves, për një transferim të këtillë, por lojtari i mësuar me lukset e Torinos mendohet se nuk do t’a pranoj një transferim të këtillë.

Zonja e Vjetër ka vendosur t’a mbajë Amaurin të paktën deri në Qershor, sepse sulmi Juventin është në emergjencë pas shumë lëndimeve.

Juventus mendohet se verës do t’a bëjë revolucionin në sulm, duke hequr Iaquintan dhe Amaurin dhe duke i zëvendësuar me Neymar e Diego Forlan ose Giussepe Rossi.