25 janar 2011

Platini: "Matematikisht Juventusi është ende në garë"

"Matematikisht, Juventusi është akoma në garë për titullin kampion. Kampionati është shumë i hapur, edhe se pikët e diferencës me Milanin janë plot nëntë, dhe formacioni i Masimiliano Alegrit është duke ecur shumë mirë". Është ky mendimi për Juventusin e Del Nerit nga ana e presidentit të UEFA-s, Mishel Platini, që ndodhet në Romë për të marrë çmimin "Ali della liberta', që do t'i jepet nga liga amatore italiane.. "Juventusi është gjithmonë Juventusi, ka shtuar ai në përfundim të takimit me drejtuesit e futbollit italian, dhe unë vazhdoj të bëj tifo për skuadrën e Andrea Anjelit. Nëse më pas nuk duhet të fitojë, durim. Kampionati në rënie? Nuk mendoj kështu, Seria A ka karakteristikat e saja të veçanta, mënyrën e saj të të vepruarit, ashtu si edhe kampionate të tjera që kanë pika të tjera force, por edhe probleme të mëdha". Përpara se të shkojë drejt hotelit roman ku është akomoduar, presidenti i Uefas-s ka takuar drejtuesit e klubeve italiane të futbollit, ku do të flasë për fair play financiar dhe për Botërorin e mundshëm në dimër. 'Fair play financiar është një gjë shumë e bukur për të ardhmen e futbollit, nënvizon Platini. Pas dy vitesh do të fillojë, sigurisht që akoma ka probleme të vogla. Nga ana tjetër. duhet të them që shuma totale e borxheve për skuadrat europiane arrin në më shumë se 1 miliardë e 200 milionë euro dhe kështu nuk mund të ecet përpara. Botërori në dimër? Duhet të saktësoj që nuk kam folur asnjëherë për kampionatin kombëtare në verë. Por ndërkohë besoj, se është e drejtë të ndërtohet një kalendar me Fifa, edhe se nuk do të jetë një gjë e lehtë, sepse të gjithë kanë kërkesat e tyre. Sigurisht, mbi Botërorin në janar, duhet të pranojmë që do të ishte në dimër për disa, por në verë për disa të tjerë". Platini ka folur edhe për çështjen e Unicredit që është sponsori kryesor i Champions Ligës. "Sigurisht, Unicredit nuk më ka kërkuar asnjëherë një arbitër 'të mirë' për ndeshjet e Romës në Champions Ligë".