13 janar 2011

Objektivi i Juves, Rolando

Ndoshta nuk e prisni një blerje të madhe të Juves duke i marrë parasyshë rrethanat, por shumë shpejt në Torino mund të arrijë mbrojtësi i Portos, Rolando.
Biankonerët janë duke e vëzhguar lojtarin për një kohë të gjatë dhe në orët e ardhshme pritet një ofertë e Marottas për t’i mposhtur konkurentët Evropian në garë për super-mbrojtësin Portugez.
Rolando ka tetë paraqitje për Portugalinë dhe ka një kontratë me Porton deri në vitin 2014, gjersa vlera e tijë sillet afër 10 milion Euro.

Juventus është në vështirësi financiare, por pjesmarrja në Champions League, të ardhurat nga Stadiumi i ri (sezonin e ardhshëm) si dhe të drejtat televizive, do t’i jep luks Marottas që të paktën verës të sjell lojtar shumë më kualitativ në Torino.