13 janar 2011

Marotta: Do t’a zëvendësojë Quagliarellan

Drejtori sportiv i Juventusit i pyetur rreth ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Catanias, përkatësishtë për rëndësinë e Kupës Italiane në prioritetet e Juves këtë sezonë ai tha: “Absolutisht është shumë e rëndësishme për ne.”

Gjersa Conti (një nga trajnerët e stafit të Del Nerit që sot nuk u paraqit për media, për shkaqe familjare) shprehi besim të plotë në Sissokon për të cilin tha:”Kemi besim të plotë tek ai. Momo është një lojtar që llogarisim në të.”

Marotta gjithsesi se nuk mund të ikte pa u pyetur rreth merkatos, përkatësisht blerjse së ndonjë lojtari që do t’a zëvendësonte Quagliarellan dhe ai u përgjigj: “Forlan? Nuk i ndjekim këto spekulime,”
“E vërteta është se lëndimi i Quaglias na ka vënë në vështirësi dhe gjithsesi se duhet të mendojmë për zëvendësimin e tijë, por nuk do të ngutemi pasi që nuk do të jetë e lehtë të gjendet një lojtar, karakteristikat e të cilit përkojnë me planet tona.”