13 janar 2011

Juventus përgaditet për Di Natale

Biankonerët si duket nuk dëshirojnë të befasohen me edhe një mos paraqitje në Champions sezonin e ardhshëm dhe po mendojnë seriozisht të përforcohen në merkaton e Janarit, gjersa reparti më problematik është sulmi dhe mbrojtja.

Juve është e vendosur që t’a transferoj Di Natalen vetëm disa muaj pasi ai e refuzoi fanelën Juventine.Ishte pothujase fundi i Gushtit kur 33 vjeçari e refuzoi ofertën e Juves, kur të dy klubet kishin arritur marrëveshje për një shumë rreth 5.5 milion Euro.

‘Il Corriere dello Sport’ thotë se Juventus nuk do të dorëzohet dhe janë të vendosur t’a transferojnë atë në Janar.

Giuseppe Marotta ka bërë të qartë se do t’a zëvendësojë Quagliarellan, gjersa Forlan, Gilardino dhe Pazzini shihen si misione të pamundura për të.

Di Natale sezonin e kaluar ka shënuar 29 gola dhe këtë sezon po e vazhdon formën e tijë me jo më pak se 13 gola në gjysmën e parë të këtij sezoni.