Një gjë është e ditur, nëse Edin Dzeko shkonë në Spanjë sot për t’iu bashkuar Wolfsburgut në stërvitjet dimërore kjo do të thotë se verën e ardhshme ai do të jetë lojtar i Juventusit, të paktën kështu mendojnë krerët Juventin.
Juventus as teoritikisht nuk mund të nënshkruaj me Dzekon këtë dimër, sepse ai ka pasaportë që është jashtë BE-së, por ata besojnë se nëse Edin nuk transferohet në Janar, verës do të jetë lojtar i tyre.
Sipas disa zërave të fundit Cityt i kan mbetur vetëm edhe disa detaje t’a siguroj sulmuesin Boshnjak, por sipas ‘Goal.com Italy’ nëse ky i fundit do të udhëtojë sot në Spanjë për stërvitje atëherë do të mbyllte gjithçka rreth transferimit të tijë në Janar.
24 Vjeçari qe një kohë po kërkohet nga Torinezët, të cilët jan të gatshëm të intervenojnë me para plus Amauri ose Sissoko që mund të qojnë peshë në këtë marrëveshje.