Sipas të përditshmes Italiane, ‘Corriere dello Sport’ përkatësisht numrit të sotëm të kësaj gazete, Juventus është edhe më afër që të nënshkruaj me mesfushorin e Schalke 04, Ivan Rakitic. Kroati 22 vjeçar mund të arrinte në Torino si transfer i lirë, e kur i’a shtojmë këtu edhe dëshirën e Sissokos për t’u larguar dhe për të gjetur një vend i cili i garantonte lojë më shumë atëherë kjo marrëveshje është edhe më afër.
Gjithashtu disa zëra tjerë thonë se Sissoko mund të shkoj këtë dimër në Wolfsburg si pjes e marrëveshjes së ‘fshehtë’ ndërmjet Juves dhe Wolfsburgut duke shkuar Diego në Bundesliga, Sissoko në Janar poashtu do të shkoj dhe verës do të vie super sulmuesi Edin Dzeko në Torino, gjithsesi gjersa nuk kemi asgjë konkrete këto zëra mbesin vetëm spekulime.