24 janar 2011

Moggi: Milan lufton për Scudetton

Luciano Moggi ka deklaruar se Juventusi është duke luftuar për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve ndërsa Milani është duke luftuar për Scudetton.

“Ndeshja e Juventusit kundër Sampdorias ishte tejet e dobët. Ajo nuk ishte ndeshje futbolli”, tha Moggi për Gold TV.

“Juventus do të luftojë për vendin e katërt, por as ai vend nuk do të jetë i lehtë për tu siguruar nga Biankonerët”.

“Ndërsa Milani me Ibran në krye padyshim që është pretedent kryesor për Scudetton”.