12 janar 2011

Moggi: Juves i duhen mbrojtës

Juventus ka pranuar jo më pak se 7 gola në dy ndeshjet e fundit dhe këtu është problemi kyç i kësaj skuadre sipas Luciano Moggit.

“Juventusi që unë njoh nuk mund të humbas 4-1 në shtëpi ndaj një ekipi sikur Parma dhe më pastaj humb 3-0 ndaj Napolit pas vetëm 4 ditësh.”

“Unë nuk ju kuptoj si mund të flisni për përforcime në sulm. Para se gjithash, Juves i duhen mbrojtës.”

“Unë nuk e kuptova Luigi Del Nerin pse startoi me Armand Traoren që ishte inadekuat për lojën kundër Napolit.”

“Lojtari mund të ishte ndërruar më hertë. Vitin e kaluar Juve pati më shumë pikë me Ciro Ferraran se sa me Luigi Del Nerin këtë sezon, nuk e di pse i’u ‘lëshuan’ të gjithë Ciros.”

“Revolucioni nuk ishte i nveojshëm. Për kundër blerjes së 12 apo 13 lojtarëve, neve na duheshin vetëm 3-4 lojtar kualitativ dhe do të ishim më mirë se sot.” përfundon fantazma Juventine, që për shumë tifoz Biankonerë mbetet ëndërra e tyre që Moggi të kthehet në klub.

Sipas një personaliteti shumë të rëndësishëm në futbollin Italian Enzo Bucchioni, në Juve po planifikojnë të rikthehen Fabio Capello dhe Luciano Moggi.