12 janar 2011

Marotta: Juventus lufton për titull

Edhe pse në çdo ndeshje po bie forma e skuadrës së tij, administratori i Juventusit Marotta mbetet optimist për të ardhmen.
” Pse të dorëzohemi, ka ende kohë. Janë lëndimet ato që po na kushtojnë rëndë. I këshillojë futbollistët që të mos dorëzohen sepse kampionati është i gjatë dhe ne ende mund ta fitojmë atë.” deklaroi Marotta.
Dështimi i fundit me Parma-n dhe Napoli-n ka zbritur bardhezinjtë në vendin e pestë dhe lufta për Champions League duket se do të jetë primare për zonjën e vjetër nga Torino.