16 janar 2011

Moggi: Juve mos shpenzo pa menduar

Luciano Moggi i ka thënë Juventusi që gjatë merkatos së Janarit të mos shpenzoj pa menduar, madje ai ka thënë se edhe nënshkrimi me Tonin ka qenë gabim.

“Mendoj se Juventusi duhet të ishte më pasive. Unë nuk do t’a transferoja as Tonin,” tha ai për Quotidiano.net.

“Unë i kuptoj këto kriza të lëndimeve, por Juve ka Iaquintën që është duke u rikthyer, Amauri dhe Del Piero gjithashtu mund të japin shumë për ekipin.

“Transferimi vetëm për pak nuk ka logjikë. Nuk do t’a bleja as Forlan as Fabiano. Nuk ka logjikë të bëshë investime pa menduar.”

“Juventus ka një ekipë mjaft të mirë për të luftuar për vendin e katërt.”