16 janar 2011

Bastos tek Juve në Qershor

Marotta dhe ekipi i tijë janë në Francë me vetëm një qëllim: t’i sigurojnë shërbimet e Michel Bastos Fernandez në Qershor.

I njohur ndryshe si zëvendësuesi natyral i Roberto Carlosit dhe anësori i kombëtares së Brazilit.

27 Vjeçari sipas ‘Corriere dello Sport’ është përforcimi ideal për krahun e majt në të ardhmen.

Juve po llogarit Bastos (nëse dështon ky operacion atëherë mund të jetë edhe Bale), Krasic në të djathtë si dhe transferimin e ndonjë bomberi (Pazzini dhe Gilardino emrat më të kërkuar).

Në Francë thonë se marrëveshja në mes dy klubeve është arritur që në Krishtlindje, por mund të rrezikohet nga ndonjë ofertë më e madhe prej ekipit Anglez, Manchester United.