16 janar 2011

Del Neri: Buffon do të startojë

Gianluigi Buffon do të startoj kundë Barit nesër në mbrëmje.

Përfaqësuesi i kombëtares Italiane bëri rikthimin e tijë të shumëpritur kundër Catanias në Kupën e Italisë.

“Mund të konfirmoj Gigi do të startojë, sepse është rikthyer fizkisht në gjendje normale dhe kështu që konsideroj se ai është i gatshëm të luaj.” Del Neri tha për shtypin.

“Normalisht se secili është i pakënaqur kur nuk luan, por Storari e din se kam besim të madh tek ai dhe ishte një zgjidhje shumë e vështirë. Ai i’a ka dalë shumë mirë, por tani ne kemi një portjer të klasit botërorë.”

“Sigurisht që nuk do t’a shesim atë, si dhe do t’i informoj klubin se duhen dy portjerë t’a vazhdojmë këtë projekt.”