16 janar 2011

Juventus mposhti Barin

Më në fund një fitore për skuadrën e Juventusit e cila për kundërshtarë në stadiumin e saj pati skuadrën e Barit të cilën e mposhti me rezultat 2:1.
Pjesa e parë u përmbyll në favor të Juventusit kur Del Piero shënoi në minutat e fundit. Në pjesën e dytë Bari u bë skuadër më e rrezikshme dhe e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 57′ me anë të Rudolf.
Tri pikë të arta Juventusit ia solli Alberto Aquillani i cili shënoi në minutën e 79′.
Me këtë fitore Juventusi do t’i ketë 34 pikë në renditjen e Serie A.