16 janar 2011

Amauri: Mund të rikthehem te Palermo

Tetë ndeshje dhe asnjë gol, ky është raporti për sulmuesin e Juventusit në këtë sezon. Amauri i ka thënë mediave Italiane se nuk e përjashton mundësinë e rikthimit te skuadra që e bëri të famshëm, Palermo.
” Duke u nisur nga fjala që në futboll gjithçka është e mundur, mund të ju them se mund të rikthehem te Palermo. Me presidentin kam mardhënje të mrekullueshme dhe nëse më propozon rikthim mendoj të mos e refuzoj” deklaroi 30 vjeçari Amauri.