12 janar 2011

Marrota-Sisoko, konflikt i ashpër në distancë

Torino - Pas një fundjave shumë të zezë në Napoli, një rizgjim i ashpër. Për të gjallëruar më shumë ditën e Juventusit kanë menduar Marrota dhe Sisoko, protagonist të një debati të ashpër në distancë që qartësisht përmban dhe fyerje brenda. Drejtori i përgjithshëm bardhezi është rreshtuar kundër mesfushorit nga Mali, dëmtimi i të cilit sigurisht që nuk ka bindur shoqërinë: "Nuk dihet se çfarë problemi ka, është shprehur Bepe Marrota, dhe e them në formë polemike". E menjëhershme edhe përgjigja e Momo Sisokos: "Më trajtojnë si mjet të shkëmbyeshëm për lojtarë të tjerë. Unë nuk jam një mercenar".