12 janar 2011

Del Piero: Atmosfera në ekip është pozitive

Kapiteni i Juventusit, Alessandro del Piero thotë se atmosfera brenda ekipit është pozitive, pavarësisht fillimit të pakëndshëm të sezonit.
Juve është mposhtur dy herë, duke pranuar shtatë gola në dy takimet e fundit, të cilën Biankonerët nuk e kanë shijuar që nga vitit 1988.

“Momenti nuk është i lehtë. Në momente të tilla, fjala llogaritet më së paku. Ne duhet të japim sa më shumë që mundemi nga vetja nga kjo situatë. Nuk mund të lejojmë pesimizmi ose negativizmi të na pushtojnë”.

“Viti i Ri sapo ka filluar. Ka shumë pikë që mund t’i fitojmë. Tash duhet të përqendrohemi në Kupën e Italisë kundër Catania. Ne punojmë fuqishëm dhe rezultatet sigurisht do të arrijnë”, ka thënë Del Piero. /