12 janar 2011

Marotta: Sissoko largohet vetëm sipas rregullave tona

Mesfushori i Juves, i adhuruari i tifozëve Biankoner ende më shumë po lidhet me një largim të mundshëm nga gjigandi Italian në merkaton e Janarit, këtë e konfirmoi edhe drejtori sportiv i Juves.

Guiseppe Marotta ka bërë të qartë se Sissoko do të largohet nga Juve vetëm nëse Juve merr ndonjë ofertë të pranueshme për klubin.

“Neve na munguan gjashtë lojtarë kryesor kundër Napolit dhe Sissoko ishte njëri nga ata, edhe pse nuk është i qartë problemi i tijë që po shkakton një paqartësi në skuadër. Ne duhet ta zgjidhim këtë problem, ai duhet të shfaq më shumë respekt për klubin dhe për fansat.” tha Marotta për ‘Crorriere dello Sport’.

“Nëse dëshiron të largohet nga klubi, ai duhet t’a realizoj një transfer që do të na konvenoj neve si klub. transferet e lojtarëve të Juves ndodhin vetëm sipas rregullave tona, neve nuk na bën për strategjinë e tijë të shkëputjes së kontratës. Deri tash jemi të qetë sepse thjeshtë nuk kemi pranuar asnjë ofertë.”

Schalke 04 dhe Wolfsburg jan të interesuara për nënshkrimin me ish lojtarin e Liverpoolit, por duhet t’a zyrtarizojnë interesimin e tyre.