12 janar 2011

Agj. Konko: Të hapur për një kalim tek Juventus

Gjigandi i Serie A, Juventus është në kërkime intensive për një mbrojtës anësorë që t’a përforcojnë mbrojtjen ‘e lodhr’ të tyre.

Juve po kërkon një mbrojtës të krahut dhe mbrojtësi i Sevillas Abdoulay Konko është objektivi kryesor i Juves.

Gjersa agjenti i lojtarit në fjalë Daniele Conte tani ka deklaruar se lojtari i tijë është i interesuar për një kalim në Juventus.

“Ka shumë spekulime për momentin. Edhe pse as Sevilla dhe as Juventus nuk kan kontaktuar me mua. Dhe me sa e di unë as Juve nuk e ka kontaktuar Sevillan për një transfer të mundshëm.” tha Conte për Goal.com

“Merkato është e hapur deri më 31 Janar, ka ende kohë. Duhet të presim dhe të shohim se qfar po ndodh, nëse Juve lajmërohet atëherë ne jemi gati për negociata.”

“Një numër i klubeve më kan kontaktuar mua gjatë merkatos së verës. Ne jemi gati të bisedojmë me klubet që jan të interesuara për Konkon. Jo vetëm me Juventusin, por gjithashtu edhe me klubet tjera.”