12 janar 2011

Juventus pas Forlan dhe Barzagli

Kriza e thellë në të cilën është futur Juventus, ka bërë që drejtuesit e kësaj skuadre të mendojnë lidhur me transferimin e dy futbollistëve, që sipas tyre do ta nxjerrin Zonjën e vjetër nga kjo krizë.
Sulmuesi i Atletico-s, Diego Forlan dhe mbrojtësi i Wolfsburg-ut, Andrea Barzagli janë dy futbollistët që janë synim i Juventusit dhe menjëherë do të dërgojnë ofertat e tyre.
Për Forlan Juventus do të ofrojë 15 milionë euro ndërsa sa i përket Barzaglit ende nuk dihet se sa do të ofrojë Juventus.